Mikrobiologu, Lul Raka, në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka bërë thirrje që të qëndrojmë në shtëpi.

Ai ka shkruar se ky virus nuk njeh kufi, dhe se tani janë 2.3 miliardë njerëz në botë që janë mbyllur në shtëpi.“2.3 miliardë njerëz në botë janë mbyllur në shtëpi. Janë mbyllur sepse ky virus nuk njeh kufi as superfuqi, nuk njeh kryetar as kryeministër, nuk njeh ligj e as Kushtetutë”, ka shkruar ai në Facebook.

Raka tutje thotë se është e vështirë të qëndrojnë në mes katër mureve, por duhet të rrimë sot të mbyllur në mënyrë që nesër mjeku juaj të mos vendos kush do të futet në respiratorë e kush do të vdes në koridoreve.

“Jemi mbyllur sot edhe ne në Kosovë, sepse nuk duam që nesër mjeku juaj të vendos kush do të futet në respiratorë e kush do të vdes në koridore”, ka shkruar mes të tjerash mikrobiologu.Tutje, Raka thotë se ai dhe gjithë kolegët e tij nuk do t’ju lënë kurrë vetëm, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim.

“Shëndeti juaj dhe i familjeve tuaja do të jetë ideali ynë deri në orët e fundit të këtij rrugëtimi të vështirë e të gjatë”, ka potencuar Raka.Në gjithë vendi deri më tani janë 423 e të infektuar nga coronavirusi, 71 të shëruar dhe 10 të vdekur.