Deputeti Ralf Gjoni ditën e sotme në Kuvend ka thënë se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai është shprehur se nuk e ndjen veten gati për të garuar në këto zgjedhje duke i konsideruar të “vjedhura”.

“Prap me renditje jemi. Ja ku jemi, sërish me renditje. Me këtë sistem renditje më vjen keq, të nderuar kolegë të opozitës. Nuk e ndjej dot veten mjaftueshëm për të garuar në këtë garë dhe këto zgjedhje të vjedhura. Falenderoj forcat e opozitës që më ftuan.

Nuk e ndjej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time. Ky sistem do të vjedhë sërish votën. Votën e diasporës e tall dhe e pështynë” tha Gjoni.