Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka shprehur gëzimin e tij për miratimit e marrëveshjes që lidh Operatorin e Transmetimit të Kosovës KOSTT me Operatorët e Trasmetimit të Evropës Kontinentale, që shënon pavarësimin e rrjetit energjetik të Kosovës nga Serbia.

Rama tha se ky është një hap shumë i mirë pritur.

“Ky është një hap i shumëpritur, pasi i hap rrugën së shpejti marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet KOSTT🇽🇰 dhe OST🇦🇱 për rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundësuar vënien në punë të linjës 400kV Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike