Mbledhjet mes dy qeverive shqiptare pritet të rikthehen. Muaji shtator është vënë si afat i ri për takim në Shkodër mes dy ekzekutiveve shqiptare.

Kjo u bë e ditur në konferencën e përbashkët për medie ndërmjet kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe homologut të tij, Avdullah Hoti.

Rama në këtë konferencë foli edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët, proces ky që sipas tij po pengohet nga politikat e BE-së.

“Është një turp për BE-në që mbanë peng një popull, që ende ndalohet të lëviz lirisht sit ë gjithë të tjerët. Si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet që duhet të plotësohen para se të marrim liberalizimin e vizave. Arsyeja nuk gjendet në Kosovë, apo në ndonjë paaftësi të Kosovës. Arsyeja është në politikën e brendshme të BE-së”, tha Rama.