Pavarësisht nga të gjitha pasiguritë, tendencat prapavepruese dhe ngadalësimi i progresit të përbashkët, vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë një shans real për të krijuar një vizion të qartë dhe të përbashkët të rajonit bazuar në reformat e nevojshme.

Kështu u tha në tryezën e rrumbullakët ku është prezantuar “Raporti i Sigurisë për Ballkanin Perëndimor”, publikuar nga Këshilli Atlantik i Malit të Zi që drejtohet nga Savo Kentera, njëri nga pjesëmarrësit e dokumentarit “VIRUSSIA“, duke shtuar se BE-ja nuk duhet të vonojë procesin e integrimit të rajonit.

E ndjekur nga përfaqësues të trupit diplomatik në Mal të Zi, kjo tryezë diskutoi format botërore që ndikojnë në vendet e Ballkanit.

Duke kujtuar serinë e krizave që kanë kapluar botën dhe veçanërisht Ballkanin Perëndimor, Milica Pejanoviq – Gjurishiq theksoi se rajoni është përsëri në udhëkryq të tendencave të ndryshme gjeo-politike.

“Demokracia liberale është në krizë dhe vlerat perëndimore janë në pikëpyetje, rajoni është i prekshëm, siguria nuk është arritur. Kjo është arsyeja pse raporti thekson rëndësinë se pse është i nevojshëm që NATO duhet të zhvillojë një vizion të ri dhe se BE-ja ta ndryshojë qasjen e saj”, vuri në dukje Pejanoviq – Gjurishiq.

Sipas saj, vendosja e një dialogu efektiv midis SHBA-së dhe BE -së është e një rëndësie kyçe, e cila do të rezultonte me një marrëveshjen për një strategji të përbashkët në Ballkanin Perëndimor.

Duke kujtuar se Ballkani është një histori suksesi e Shteteve të Bashkuara, ajo vuri në dukje se është inkurajuese që administrata e re në Washington të tregoj qartë qëllimin e saj për t’u angazhuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rajon.

“Rusia përdori të gjitha dobësitë e Perëndimit”, kujtoi Pejanoviq – Gjurishiq, duke thënë se “ai vend, si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB -së, mund të bllokojë të gjitha proceset në Ballkanin Perëndimor”.

Gjithashtu, për shkak të lidhjeve të mëparshme politike dhe historike, Rusia po e imponon veten si një partner dhe tani po imponohet në energjetikë, tregti dhe investitor. Ajo që theksohet veçanërisht në raport është fakti se “fuqia e butë” e Rusisë po fiton terren.

“Kjo është veçanërisht e vërtetë gjatë viteve të fundit në Mal të Zi, si pjesë e fushatës përgatitore për anëtarësimin e plotë në NATO dhe më gjerë”, tha ajo, duke vënë në dukje se “Rusia po e ushtron atë ndikim përmes Kishës Ortodokse Serbe, duke këmbëngulur në një identitet pansllav, duke përhapur një rrjet të medieve të lidhura me të si dhe fushatave dezinformuese”.

Sipas saj, “fuqia e butë” e Rusisë po bëhet dominuese dhe se rajoni po i nënshtrohet asaj për shkak të institucioneve të dobëta, informacionit të dobët dhe nivelit të ulët të medias.

Raporti tregon se, ndryshe nga Rusia, Kina ka një qasje të ndryshme, duke këmbëngulur në ekonomi, për t’u shfaqur si një partner i rëndësishëm në ndërtimin e infrastrukturës. Me zgjuarsi ofrohen si tërheqëse, të cilat në fund, rezultojnë me borxhe të mëdha. Megjithatë, Pejanoviq – Gjurishiq thekson se ky lloj ndikim tashmë është i njohur.