Memorie.al publikon disa dokumente arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), që i përkasin vitit 1980, të cilat janë shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret”, ku ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Feçor Shehu informon personalisht sekretarin e parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Hoxha, për një sërë problemesh dhe ngjarjesh tepër shqetësuese që kishin ndodhur nga gjatë atij viti

Ato ishin p.sh: “Mbi disa çështje të veprimtarisë armiqësore e keqbërse gjatë muajve korrik-gusht dhe ngjarjet negative në rradhët e vetë efektivave të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, “Mbi arratisjet e ndodhura nga muaji janar deri në 30 korrik 1980”, “Informacion nga sekretari i parë i komitetit të Partisë së rrethit të Dibrës, shoku Jovan Bardhi, për ngjarjen e jashtëzakonshme të ndodhur në fshatin Vajmëdhenj të Kooperativës Bujqësore të Muhurrit”, “Informacion nga Zija Koçiu, për ngjarjen e jashtzakonëshme të ndodhur në Tiranë natën e 20 dhe 22 tetorit 1980, ku 10 automjeteve të përfaqësive të huaja diplomatike, u janë çarë gomat me thikë”, etj., etj.
“Komunistë e kuadro të veçantë të Degës së Punëve të Brendshme Shkodër, nisur nga ajo që muajt e fundit nuk kishte pasur arratisje, në vend që të merrnin masat e duhura për të rritur vigjilencën ndaj njerëzve me tendenca të tilla, filluan të flasin se: ‘këtë vit jemi më mirë, ngjarje kemi më pak, shërbimi është revolucionarizuar, kuadrot dhe efektivi është i tendosur’, kur tamam në këtë periudhë të vitit të kaluarë, në këtë rreth kanë ndodhur arratisje, si p.sh., rasti më flagrant ai i elementit armik Nikoll Hysaj nga Vermoshi, që mundi të arratiset edhe pse prej kohësh ishte nën vëzhgimin e organeve tona të Sigurimit dhe atyre Kufitare. Për këtë arsye dhe për mungesë të ndjenjës së përgjegjësisë, Kryetari i Degës, sekretari i Komitetit të Partisë dhe Shefi i Policisë, në këtë kohë shkuan me leje. Teshat e një personi që ua arratis në sektorin e pikës kufitare Reç, shërbimi i kufirit i gjeti pas 8 ditësh”.

Kështu thuhet në mes të tjerash në një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), që mban datën 29.IX.1980, ku ndodhet një raport-informacion i cili është shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret”, ku ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Feçor Shehu informon personalisht sekretarin e parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Hoxha, për një sërë problemesh dhe ngjarjesh tepër shqetësuese që kishin ndodhur nga gjatë gjithë vitit 1980, si p.sh:

“Mbi disa çështje të veprimtarisë armiqësore e keqbërse gjatë muajve korrik-gusht dhe ngjarjet negative në rradhët e vetë efektivave të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, “Mbi arratisjet e ndodhura nga muaji janar deri në 30 korrik 1980”, “Informacion nga sekretari i parë i komitetit të Partisë së rrethit të Dibrës, shoku Jovan Bardhi, për ngjarjen e jashtëzakonshme të ndodhur në fshatin Vajmëdhenj të Kooperativës Bujqësore të Muhurrit”, “Informacion nga Zija Koçiu, për ngjarjen e jashtzakonëshme të ndodhur në Tiranë natën e 20 dhe 22 tetorit 1980, ku 10 automjeteve të përfaqsive të huaja diplomatike u janë çarë gomat me thikë”, etj etj.

Nga kjo dosje voluminoze që Memorie.al ka publikuar edhe më parë disa dokumenta, në numrin e sotëm po publikojmë dokumentin me temë: “Mbi arratisjet e ndodhura nga muaji janar deri në 30 korrik 1980”

I N F O R M A C I O N

MBI ARRATISJET E NDODHURA NGA MUAJI JANAR DERI NE KORRIK 1980

Prej janarit deri në korrik 1980, nëpërmjet kufirit shtetëror tokësor realizuan qëllimin e arratisjes 12 persona: kurse gjatë gjithë vitit 1979, u arratisën 21 të tillë. Personat e arratisur u përkasin: 6 Shkodrës, 3 Korçës, nga një Erseka dhe Tropoja dhe një rrethi i Beratit. Nga materialet dhe problemet në ndjekje, si dhe nga analiza e bërë pas këtyre ngjarjeve, del qartë se:

Duke mbajtur parasysh faktin se gjatë një muaji në rrethin e Shkodrës ndodhën tre arratisje me gjashtë persona, ose 50 % e atyre që realizuan këtë gjë gjatë shtatë muajve në shkallë republike, ndoqëm nga afër analizën që i bëri këtij problemi të mprehtë Byroja e Komitetit të Partisë së rrethit. Nga kjo mbledhje u arrit në përfundimin se në këtë rreth për arratisjet, kanë ndikuar disa shkaqe:

Komunistë e kuadro të veçantë të Degës së Punëve të Brendshme Shkodër, nisur nga ajo që muajt e fundit nuk kishte pasur arratisje, në vend që të merrnin masat e duhura për të rritur vigjilencën ndaj njerëzve me tendenca të tilla, filluan të flasin se: ‘këtë vit jemi më mirë, ngjarje kemi më pak, shërbimi është revolucionarizuar, kuadrot dhe efektivi është i tendosur’, kur tamam në këtë periudhë të vitit të kaluar, në këtë rreth kanë ndodhur arratisje, si p.sh., rasti më flagrant ai i elementit armik Nikoll Hysaj nga Vermoshi, që mundi të arratiset edhe pse prej kohësh ishte nën vëzhgimin e organeve tona të Sigurimit dhe atyre Kufitare. Për këtë arsye dhe për mungesë të ndjenjës së përgjegjësisë, Kryetari i Degës, sekretari i Komitetit të Partisë dhe Shefi i Policisë, në këtë kohë shkuan me leje. Teshat e një personi që ua arratis në sektorin e pikës kufitare Reç, shërbimi i kufirit i gjeti pas 8 ditësh.

Sigurimi dhe Kufiri nuk kishin vlersuar faktin se këta element armiq të veçantë, po shfrytëzojnë drejtimet e pa mbyllura me sistemin e pengesës elektro-sinjalizuese. Organi i Sigurimit nuk kishte mbuluar me forcë sinjalizuese ekspeditën gjeologjike, e cila vepron në zonën e Vermoshit. Vazhdojnë rastet e mungesës të informimit reciprok midis kuadrove të Degës dhe atyre të terreni, për ndryshimet që ndodhin në zonë dhe individë të caktuarë. Në repartin e kufirit, këtë 7 mujor ka pasur mbi 30 raste negative në shërbim, çka dëshmon për nënvleftësimin të veprimtarisë së armikut dhe uljen e vigjilencës në detyrë.

Sektorët e Degës së Punëve të Brendshme kanë bërë lëshime në zbatimin e normave që përcaktojnë urdhrat për regjimin e kufirit. Pas ngjarjeve, nga kontrollet e ushtruara, në zonën e Vermoshit u gjendën 14 fëmijë dhe disa familje të punonjësve, të cilët nuk kishin as qendrën e banimit, e as atë të punës. Disa këshilla popullore, jo vetëm që nuk zbatojnë kriteret e caktuara, por në ndonjë rast shpërdorojnë të drejtën e tyre për të dhënë leje personave që kërkojnë të venë në zonat kufitare. Kryetari i Këshillit Popullor të fshatit Tamarë, u kishte dhënë leje në vijën e kufirit katër personave nga një familje me përbërje të keqe politike dhe me të arratisur jashtë shtetit.

Gjatë vitit 1980, në disa zona kufitare u zhvilluan aktive të gjera me kuadro e punonjës për problemin e vigjëlencës dhe të forcimit të regjimit kufitar, por pikërisht këtë vit, nga 189 shkelës të regjimit, populli i këtij rrethi kapi vetëm 18 prej tyre, pra më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kjo tregon se në ato që thuhen në këto aktive, nuk venë si duhet në masat e popullit.

Sekretari i organizatës së partisë së Uzinës “Drini”, ku kishin punuar dy të rinj që u arratisën, në vend që të analizonte punën e përgjegjësinë e organizatës së Partisë në rastin konkret, arriti deri atje sa të thotë: “Përgjegjësinë për këtë e ka Komiteti Ekzekutiv që na ka dërguan në punë njerëz të tillë”. Kështu shkarkua përgjegjësitë e tyre edhe Drejtori i Ndërmarrjes Gjeologjike dhe ai i Bonifikimit, për rastet të kësaj natyre.

Që këtej del konkluzioni se organizata e Partisë e Komiteti i Partisë së Degës, si dhe Komiteti i Partisë të rrethit, nuk kanë mundur të krijojnë atë tendosje dhe frymë mobilizimi dhe atë vigjëlencë e gatishmëri që e kërkojnë situatën e sotme. Prandaj në mbledhjen e Byrosë të Komitetit të Partisë së rrethit, theksi u vu sidomos në disa çështje të edukimit, të drejtimit, të organizimit, të kontrollit, kërkesës së llogarisë dhe të thellimit të luftës kundër liberalizmit. Sa sipër, veç masave që përcaktoi Byroja e Komitetit të Partisë së rrethit:

GRUPI I INSTRUKTORËVE PËR ORGANET E

PUNËVE TË BRENDSHME

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016