Raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, i ka dërguar mesazhe të qarta kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovina të hiqet pa kushte

Beyer duke folur për Telegrafin, ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë hapa drejt njëri-tjetrit, dhe se dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe pa kushte.

Ai ka theksuar se largimi i taksave të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, duhet të bëhet po ashtu pa kushte, siç kërkohet nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerët.

“Kjo do të thotë, se asnjë vend nuk duhet të vendosë parakushte para se të fillojnë bisedimet përsëri. Kur bëhet fjalë për konceptin e reciprocitetit, për shembull, heqja e tarifave të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, duhet të hiqet pa kushte, siç kërkohet nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerët. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. Nuk është koha për t’i shërbyer klientelës së dikujt, por për të bërë atë që është më e mira për vendin e dikujt. Të dyja palët duhet të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë. Kam besim se Kosova dhe Serbia do të gjejnë një mënyrë praktike dhe të kujdesshme për ta çuar procesin përpara së shpejti”, tha Beyer.

Po ashtu Beyer ka theksuar se në mënyrë të ngjashme, të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës, kanë të drejta dhe detyrime, dhe kanë nevojë të trajtojnë njëri-tjetrin në një mënyrë të drejtë, dhe këtë e pres dhe e kërkojë edhe nga Rusia e Serbia, e gjithashtu edhe nga shteti anëtar i ardhshëm Kosova