Milot Rashica ka prezantuar këpucët e reja sportive, në të cilat ka vendosur 2 flamuj, inicialet e tij si dhe numrin.

Rashica ka vendosur flamurin shqiptar si dhe atë të Kosovës në këpucët e tij, iniciale MR si dhe numrin 7, të cilin e mban në fanellën e tij te Përfaqësuesja e Kosovës, transmeton Koha.net.

Rashica tani është duke kaluar një formë të shkëlqyer te ekipi i tij Werder Bremen.