Eshte jashtzakonisht e trishtueshme deri ne cilen pike ka ardhur ekstremizmi fetar tek disa njerez. Sapo pashe nje video, e publikuar dje ne portale ku nje radikal i krishtere me mbiemrin Zefi, fyen ne menyren me te rende Islamin dhe me kete rast figuren e Adem Jasharit.
Keta njerez jane shembulli me i keq i mundshem brenda nje shoqerie ne pergjithesi.

Nxitja e urrejtjes fetare mes nesh, historikisht ka qene synimi paresor i shteteve perreth shqiptareve. Ky kanal duhet prere menjehere, qe mos te dergoje uje ne mullinjte e atyre qe sna duan si popull.

Ne jemi nje komb i formuar ne tri shtylla fetare dhe harmoni mes vete. Kemi heronj nga te kater religjionet dhe individe te mencur qe kane sakrifkuar cdo gje per te ndertuar nje shoqeri te vetedijshme mbi diversitetet dhe me plot tolerance ndaj tyre. Per kete arsye duhet respektuar secilin mes nesh qe zotit i lutet sipas bindjes se vet.

Radikalet si ky njeri, nuk bejne asgje tjeter vecse prodhojne radikale nga ana tjeter, nxite perplasje te panevojshme, e cila na nxjerre shume keq para syve te botes, por mbi te gjitha rrezikon kulturen mbi te cilen jemi formuar. Njerez te tille qe fyejne shqiptaret e besimit Islam dhe aq me teper Adem Jasharin dhe figurat tjera kombetare, me apo pa vetedije rreshtohen perkrah radheve serbe dhe popujve tjere qe skane qellim te mire ndaj nesh. Rreshtohen perkrah tyre ne propaganden kunder shqiptareve.

Nuk mund te jemi kombetare dhe shqiptare te mire asnjehere nese synojme ofendimin e shqiptareve tjere pershkak te bindjeve fetare. Si Islami ashtu Bektashizme e edhe besimi i Krishtere ne te dyja format, jane pjese e perditshmerise shqiptare dhe duhet te kete respekt te ndersjellte.
Radikalizmi nuk njeh komb, etni dhe te drejta qytetare.

Ata kane nje pike te perbashket : shembjen e shoqerise shqiptare. Per kete arsye brenda dy ditesh, kishim dy deklarata qe nuk e kursyen as Adem Jasharin qe dha cdogje qe kishte per shqiptaret pa dallim krahine apo religjioni.

Ky eshte turpi i shoqerise tone.
#njëkomb #njekomb