Një varrezë tumular nga antikiteti është zbuluar në një lokacion pranë qytetit të Himarës në Shqipëri. Varreza tumulare është zbuluar gjatë realizimit të gërmimeve arkeologjike me karakter shpëtimi në një lokacion varrezash të shekullit të shek. XV-XII para erës së re, në afërsi të qytetit bregdetar.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë Elva Margariti ka shkruar në Facebook, se Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë, së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kanë zbuluar një varrezë tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.Kr).Sipas ministres Margariti, vendvarrezat janë zbuluar fillimisht në vitin 2018, në shtratin e përroit të Korramit, në verilindje të qytetit të Himarës.

“Varret e dala në sipërfaqe kërcënoheshin të dëmtoheshin nga rrjedha e përroit dhe nga ndërhyrjet klandestine, për këtë arsye, në pranverën e vitit 2018, me qëllim dokumentimin e varrezës dhe shpëtimin e materialit arkeologjik, u krye faza e parë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, gjatë së cilës u zbulua një tumë e periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.Kr) dhe disa varre ciste. Për një dokumentim më të plotë të varrezës, dy javët e fundit të muajit qershor, të vitit 2020 u realizua faza e dytë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, ku u zbulua një tumë e dytë, e cila konfirmon ekzistencën e një varreze tumulare pranë qytetit të Himarës”, ka shkruar në Facerbook, ministrja Margariti.

Sipas saj, tashmë materiali arkeologjik është zhvendosur në hapësirat e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Vlorë.

“Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore do të vendosë mbi hapat e mëtejshme, që do të ndërmerren. Është radha e studiuesve dhe kërkuesve shkencorë, që ta çojnë më tej këtë zbulim të rëndësishëm”, ka shkruar Margariti.