Një tërmet me magnitudë 3.4 sipas shkallës Rihter është regjistruar pak minuta më parë në detin Adriatik, në gjirin e Vlorës.

Sipas EMSC, epiqendra e lëkundjeve sizmike ishte 7 kilometra në perëndim të Vlorës, ndërsa thellësia fokale e tërmetit ka qenë 2 kilometra.

Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 23:14.

Disa qytetarë nga Vlora kanë dërguar mesazhe në redaksi ku shprehen se lëkundjet kanë zgjatur rreth 5 sekonda dhe janë ndjerë në gjithë qytetin bregdetar.

Lëkundjet kanë qenë të lehta dhe për pasojë nuk raportohet për dëme materiale