Kosova ka qenë atraksion për një tjetër artist ndërkombëtarë.

Bëhet fjalë për reperin e njohur francez me prejardhje algjeriane, Sofiane i cili ka publikuar këngën e re ‘Training Day’

Sofiane Zermani ka zgjedhur disa nga qytete e vendit tonë për të realizuar videoklipin, ku edhe ka paraqitur disa nga pjesët më interesante në vend.

Në klip  shihen qytetet si Prishtina, Gjakova, Prizreni, Peja dhe Mitrovica duke paraqitur kështu vendin tonë para adhuruesve të tij, ndërsa në fund ai nuk ka harruar që bashkë me ekipin e tij të bëjë edhe shqiponjën me duar.