Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti këtë javë pritet të jetë i paqëndrueshëm me reshje lokale e kthjellime të herëpashershme.

Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore të vendit deri në mesditë.

Dita e martë pritet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim të vendit. Në mbrëmje reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët.

Dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultësirës perëndimore reshje me intensitet deri të lartë. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herpasherëshme, por e humbasin intensitetin.

Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.

Era do të jetë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek.

Parashikimi i motit për 5 ditë, si në tabelë: