“Hill Restaurant” tashmë ka krijuar një ambient të vogël e të ngrohtë, e po ashtu të sigurt në kohë pandemie.

E gjithë kjo filloi si pasojë e ndikimit të drejtpërdrejtë nga situata me COVID-19. Arlind Haxhidema e pa se ky ambient mund të shfrytëzohej edhe në ditët më të ftohta, raporton KOHA.

Tavolina e veçantë e mbuluar me najlon u krijua nga pronarët për t’u pëlqyer më pas nga klientët.

Kjo i shtyu ata që të krijojnë edhe më tej ambiente të tilla. Madje në dhjetor pritet të shtohen edhe disa të tjera.

Sipas Arlindit, ky sukses i fundit ka bërë që të mendojnë edhe në hapjen e pikave të ngjashme në qytete tjera të Kosovës.

Edhe vetë pronari Abdyrrahim Haxhidema shton se në këta 5 vjet punë asnjëherë nuk kishte pasur në lokalin e tij kaq shumë interesim nga klientët.

Tavolinat e izoluara, përveç komoditetit, kafesë e ushqimit, ofrojnë edhe pamje të bukur të ambientit përreth.