Revista e njohur Forbes në një artikull ku tregon se si të rinjtë nëpër botë po përdorin mënyra kreative për të depërtuar në treg merr shembull të riun shqiptar – Brad Dervishaj.
I njohur në botën artistike si Nilladriz, Brad ka arritur të punojë me emra të njohur si Fetty Wap, Skinnyfromthe9, and Reggie Mills, ndër të tjerë.
Revista Forbes atë e cilëson si një nga 20 vjeçarët me të ardhmen më premtuese, dhe ky po që është një nga vlerësimet më të mëdha që një i ri mund të marrë.
Brad (Nilla) po na bën krenar me arritjet e tij në botë, dhe ne mbesim me shpresën se do e shohim duke arritur majat e suksesit shumë shpejtë.