Drejtori i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve në Francë disfavorizojnë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave.

Përmes një postimi në Twitter, Selimi thotë se një gjë e tillë mund të ndodh nëse Gjermania nuk e çon plotësisht përpara këtë çështje gjatë presidencës së saj.

“Rezultatet e zgjedhjeve në Francë janë të tmerrshme për mundësit e Kosovës për t’iu hequr vizat, nëse Gjermania nuk e çon plotësisht përpara këtë çështje gjatë presidencës së saj dhe krijon një momentum për arritjen e marrëveshjes së pakthyeshme në këshill”, ka thënë Selimi.