Pas kaosit të shkaktuar në aeroportin e Rinasit nga greva e kontrollorëve të trafikut ajror, autoritetët kanë nisur zëvendësimin e këtyre të fundit me kontrollorë nga shtete të tjera. Burime për Top News bëjnë me dije së kanë mbërritur në zyrat e Albcontrol edhe 8 kontrollorë grekë. Kujtojmë, se më herët në vendin tonë mbërritën edhe disa kontrollorë turq. Ata kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas, duke ardhur nga Podgorica.