Një ndër temat e diskutimit të mbajtur sot në Bruksel në një panel ku i pranishëm ishte edhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ishte pikërisht tema për rinisjen e këtij dialogu

Kjo u bë e ditur nga ambasadorja austriake në Bashkimin Europian, Christina Kokkinakis, e cila përmes një postimi në Twitter njoftoi se me Lajçak është diskutuar për rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Ndërkohë në Bruksel. Një diskutim i shkëlqyeshëm me Përfaqësuesin Special të BE’së, Miroslav Lajcak për rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka njoftuar ajo.

Këtë njoftim e ka shpërndarë edhe vetë Lajçak duke treguar se në një diskutim të tillë ka marrë përkrahjen e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për rrugën që do të ndjek dhe për mandatin si emisar i Burkselit për dialogun.

“Mirënjohës për mbështetjen e fortë që mora nga 27 Shtetet Anëtare të BE-së sot! Diskutim shumë inkurajues për mandatin tim dhe rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.