Raportet mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit turk Reccep Tayyib Erdogan janë mjaft të ngushta.

Madje, ato duket se forcohen nga dita në ditë nga marrëveshjet mes dy qeverive.

Një ndër projektet kryesore është ai i “Air Albania”, kompani e cila ka mundur të ngrejë në qiell tre avionë pas vonesave të shumta në fillim.

Sëfundmi, qeveria turke ka vendosur që t’i japë qeverisë shqiptare në përdorim avionin e përdorur shpesh edhe nga vetë Erdogani deri një vit më parë

Avioni është marrë nga qeveria turke në vitin 2005 dhe është përdorur nga vetë Erdogani deri sa ai mori dhuratë nga familja mbretërore e Katarit një avion luksoz “Boeing 747” duke bërë që të mos përdorë më avionin më të vogël “Airbus A319”, i cili sëfundmi i kalon Shqipërisë.

Më parë, avioni Airbus A319 është përdorur nga Forcat Ajrore të Italisë.