Ditë më parë, filmi me produksion kosovar “Zgjoi” ka shënuar një arritje historike në historinë kinematografike të Kosovës.

Ai u shpërblye me tri çmime të rëndësishme në një prej festivaleve me renome botërore, “Sundance Film Festival”.

Çmimet ‘Filmi më i mirë’, ‘Regjisorja më e mirë’, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në ShBA, shkuan për filmin me regji të Blerta Bashollit.

E duket se një arritje e tillë historike e Kosovës i ka rënë në sy edhe pop yllit shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Artistja e lindur në Prishtinë kandarë me 16 milionë ndjekësit e saj në InstaStory njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), njoftimin për suksesin e filmit “Zgjoi”, të shënuar pak ditë më parë.


Foto: Rita Ora/InstaStory

“Po”, shkroi Rita në InstaStory, duke i treguar kështu me krenari botës sukseset e kinematografisë vendore.

Lidhja e Ritës me artin filmik nuk është rastësore, pasi ajo është mbesa e regjisorit të njohur shqiptar, Besim Sahatçiu, fama e të cilit kishte depërtuar gjerë në mbarë territorin e Jugosllavisë me prodhimet e tij filmike.

Rita edhe vet e ka nisur karrierën si aktore kur ishte adoleshente në filmin “Spivs”, e ndërsa po këtë vit, ajo pati premierën e filmit “Twist”, në të cilin luan një nga rolet kryesore.


Rita Ora në filmin “Spivs” (Foto: Arkiv)


Rita Ora në filmin “Twist” (Foto: Sky Cinema)