Klubi i Romës është hedhur në sulm për një lojtar të avancuar pas dëmtimit të Zaniolo’s, i cili përveçse ka mbyllur kampionatin rrezikon të mungojë edhe në Europian.

Të hënën u fol se objektiv ishte Mateo Politano i Interit, por për mëngjarashin ka garë pasi interesohet edhe Napoli me Milanin.

Për këtë arsye klubi i Romës ka hedhur sytë në një tjetër drejtim, por edhe këtë herë duket tepër e vështirë. Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano klubi verdhekuq ka kërkuar nga Liverpool’i huazim e Xherdan Shaqirit, shqiptarit të natyralizuar në zviceran. Por përgjigjja e Liverpool ka qenë e prerë, pasi nuk ka pranuar këtë tentativë të Romës.

Shaqiri këtë sezon është aktivizuar shumë pak me Liverpool-in, vetëm 10 ndeshje, ndërsa në një rast ka luajtur nga fillimi. 28-vjeçari në vitin 2015 ka patur një aventurë në Seria A, por me ekipin e Interit, që nuk shkoi ashtu siç pritej