Shkruan: Shqipe HOXHA

Simboli i rozetës e ka formën e lules me shumë petla dhe është simbol i besimit të gjallë dhe i jetës pas shuarjes. E hasim në vizatime, në gdhendje në gur, në mozaikët dhe në shumë vepra të arkitekturës dhe të artit popullor…. Si element besimi dhe stilizimi artistik, rozetën e hasim në monumentet mbivarrore (stela).