Ferdonije Qerkezi e njohur në Kosovë për historinë e saj të trishtë, ku gjatë luftës iu zhduk bashkëshorti me katër djemtë, sot ka folur edhe një herë për ndarjen nga ata,
E ftuar në Frontal, Qerkezi ka rrëfyer detaje nga takimet me Ambasadorë në vend, të cilët iu shkuan për vizitë.

“U kam treguar edhe Ambasadorëve, shkaut nuk i zihet besë, ai ta fut thikën pas shpine. Mua ma morën gjithe familjen, burrin e djemtë.”, ka thënë ajo. Teksa tutje, Qerkezi shton se familjarët e saj do t’i kujtojë gjithmonë, edhe pse fizikisht nuk janë me të.
“Unë fjalët e bashkëshortit gjithmonë i ruj, ata më thanë ‘neve munden me na marrë’, edhe pse fizikisht nuk janë me mu, unë ata i kam në zemër.”, shton ajo tutje.

Kujtojmë se sot në vend është shënuar në forma simbolike Dita e të Pagjeturve, teksa në mbrëmje është paralajmëruar ‘ndalja e dritave’ për t’i kujtuar të zhdukurit.

Njëherit, sot është 21 vjetorit i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku kriminelët serbë masakruan 376 persona civilë.