Largimi i shqiptarëve nga vendi vitet e fundit është kthyer në një problem mjaft shqetësues.

Shqiptarët janë ndër të parët që kërkojnë azil politik në Francë.

Nga të dhënat e publikuara nga Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve mësohet se numri i kërkesave për azil është rritur.

Të dhënat tregojnë se aplikimet janë rritur me 7.3 për qind në krahasim me një vit më parë. Ata që kërkojnë më shumë azil në Francë janë nga Afganistani, Guinea, Gjeorgjia dhe Shqipëria.

Kurse në vendin tonë është ngritur alarmi se në se largimi i shqiptarëve vazhdon në këto ritme vendi rrezikon të mbetet pa krah pune.