Thethi sivjet ka përmbyllur një sezon turistik të suksesshëm.

Numri i turistëve ka qenë shumë herë më i lartë se sa vitin e kaluar kjo falë edhe rrugës së re që është drejt fundit.
Aktualisht segmenti nga Qafa e Thorës deri në qendër të fshatit është asfaltuar. Në Theth bujtinat këtë shtator janë plot me të huaj.

“Jam nga Austria dhe kam 2 dite këtu në Theth. Me te vërtetë që e kam shijuar kete pamje madhështore. Është gjithçka e bukur. Rrugëtimi deri këtu ishte shume i mire dhe i sigurtë. Nuk e di se si ka qenë rruga me përpara por tani ishte shume e këndshme për të udhëtuar me makinë. Jam i lumtur që këtu është punuar”, shprehet një turist.

“Na pëlqen shume Thethi dhe jemi të surprizuar nga gjithçka. Edhe nga rruga e re. Këtu është një botë tjetër. Ishin prindërit e mi të cilët 3 vite me parë vizituan Thethin dhe na sugjeruan edhe ne që të vijmë. Asokohe për ta ka qenë e pamundur të mbërrijnë në fshat me makina normale për shkak të rrugës, prandaj ne u suprizuam”, shprehet një tjetër turist.

Cesk Berishta, është një prej operatoreve turistik të Thethit, i cili tregon se rruga e re ka sjelle aq shume turist, sa shpesh herë ka qenë e pamundur tu shërbejnë të gjithëve.

Me ndërtimin e rrugës se re, sfidë mbetet mbajtja hapur edhe gjatë stinës se dimrit por per banorët, është e pamundur për shkak se në Qafen e Thores Debora arrin deri ne 5 meter.