Shkruan: Jahja Drançolli

Pasi që Trojën e kishte marrë flaka, në vargun e atyre që kishin shpëtuar ishte edhe Enea, një pjesëtar i familjes mbretërore trojane. Pasi që kishte ndërtuar anijet e tij rrëzë malit hyjnor Ida, nga qendra Antandros në brigjet e Turqisë së sotme, do të niset të për të gjetur Trojën e re. Qëllimi do të arrihet, pas pelegrinazheve të gjata në të gjithë Mesdheun dhe takime të mbushura me patos dhe solidaritet njerëzor në Butrint (Shqipëria e sotme), Kartagjenën e lashtë (Tunizia e sotme) për tu ngulitur përfundimisht në Lavinium, lima në trevën e Lazios (Latium). Lavinium, Troja e re bëhet kështu një simbol i origjinës së Romës dhe Enea do të nderohet si përkrahësi i Romakëve. Këtu, edhe sot e sidomos nga shekulli IV (para erës sonë) ruhet një lokalitet arkeologjik që i kushtohet kulit zyrtar të Enea-s. Në Lavinium ruhet edhe varri i princit Enea Së këtejmi shumë studiues Enea-n e konsiderojnë për hero të empatisë, takimit dhe të kombinimit, i cili plotësohet me virtytet latine të përkushtimit ndaj familjes dhe qytetit të tyre.
Itinerari i Eneas në mbështetje të njoftimeve që dalin nga “Aeneida”, vepër monumentale e poetit të madh romak Publius Vergilius Maro (70 p. e. s.-19 të e. s.), përfshinë Turqinë, Greqinë, Shqipërinë, Tunizinë dhe Italinë, në shtete këto ku i ndeshim edhe 6 site të mbrojtura nga UNESCO: Troia, Delo, Butrinti, Malin Etna, Kartagjenz, Cilento Park dhe Vallo di Diano!