Nemanja Rujević, gazetar nga Serbia:

Cilido të ishte suksesi i Aleksandër Vuçiçit në Kosovë, të gjithë serbët duhet ta konsiderojnë sukses të tij; edhe pse nuk do të ishte kurrfarë suksesi, qytetarët serb duhet të flasin si Vuçiçi dhe të thonë, ok, krejt është në rregull, plot kemi fituar!

Kjo është filozofia e presidentit të Serbisë, thotë gazetari nga Serbia!
Qëndrimi i Gjermanisë që në fillim ka qënë shumë i qartë!Kosova është e pavarur, kurse ju, e kam fjalën për Serbinë, shihni se si do të mund ta akceptoni!Me një fjalë qëndrimi i Gjermanisë që në fillim ka qenë shumë stabil dhe gjermanët nuk lëvizin me deklarata, ca andej e ca këtej!
Qëndrimi gjerman është poplitik dhe shumëdimenzional!Çka në fakt do të thotë kjo?Sipas meje, Gjermania thotë, ju mund mos të pajtoheni, por duhet me e pranu njëri-tjetrin!Gjermania është pro asaj që Serbia të heq barikadat ndaj Kosovës, faktikisht pengesat që po i krijon dhe, Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara!