Fahri XHARRA

Shkruan: Fahri XHARRA

Rusët paskan zbuluar… që në shekullin 15-të, sipas defterëve origjinal osman nuk paska pasë shqiptar në Kosovë e as as në Shqipërinë e Veriut.
Lajmin e jep (rs.sputniknews.com) dhe bartë.

Para se të ju lexoj sa rreshta nga ky

“zbulim“ rus e që i shkon për shtati Serbisë, doja të ju pyesja a kemi ne osmanolog në anët tona, sa osmanolog të Shqiperisë dhe Kosovës janë në arkivat osmane duke i deshifruar dokumentët e tyre, aty ku flitet për tokat tona.
Pse unë dhe ti , edhe akademiku duhet të lexojmë nga shkrimet ruse dhe serbe se çka kanë shënuar osmanët në sundimin e tyre 600 vjeçar mbi ne? sa janë ato përkthime ruso-serbe të sakta dhe që e pasqyrojnë gjendjen reale në tokat tona?
Ta them të drejten historia shqiptare për ditë e më shumë po tkurret , po tkurret më shumë ndoshta se tokat tona. Toka pa histori, ajo është vetëm një copë dheu dhe guri , të cilën mund ta merr çdo kush dhe ti vejë themelet e historisë së tij , histori që nuk ka egzistuar kurrë; sikur ky rast që jam duke ju bër të afërt për lexim.
“Defter za Vukovu oblast, zvanični dokument Osmanskog carstva iz 1455. godine, čiji original se nalazi u istorijskom arhivu u Istanbulu pokazuje da sredinom 15. veka na prostoru Kosova i Metohije nije bilo Albanaca “
Pra ate që e shkrova më lartë se sipas defterë të Perandorisë Osmane të vitit 1455, origjinali i të cilit ndodhet nëarkivin historik në Stamboll tregon që nuk kishte shqiptar aso kohe as në Shqiperinë Veriore e as në Kosovë.
A po ju duket e ngjashme me deklaratat e hoxhallarëve tanë, të cilat i transmetonin të mjetet e informimit pa përjashtim në dhjetë vjetshin e fundit? A po iu duket e njejtë me shkrimet Dr. Hasan Kaleshit të cilat shkrime i bartëshin mediumet me peshë në Kosovë e Shqipëri ?

Sipas atyre dokumenteve” në territorin në mes të Bjeshkëve me Nam e deri në Kopaonik ishin vetëm 46 familje shqiptare” ( 1% i shqiptarëve sipas hoxhallarëve tanë të pistë ). Ky pra paska qenë rezultati i regjistrimit turk të cilin regjistërim e kishin kryer autoritetet osmane të kohës.
Shikoni se sa largë shkojnë serbët me falsifikimin e tyre:” Ky dokument i hudhë poshtë- shkruajnë ata të gjitha thënjet e pakuptimta të historianëve të Prishtinës kur thonë që shqiptarët janë të rrënjes”

“ Pra, nëse në viti 1455 në krahinëserbe ( Kosovë, fxh) ishin vetëm 46 familje shqiptarësh, të imponohet përfundimi që në luften e Kosovës me 1389, kur princat serb në Gazimestan luftuan me osmanët, pra vetëm 66 vjet para regjistrimit, aty pra s`kishte shqiptar “
“ Nëse në atë kohë ishin 14 087 kryefamiljar – sipas osmanëve, nga të cilët më së shumti shtëpi ishin të serbëve pravosllav 12 840, 75 të Vllehëve, 46 të shqiptarëve, 17 të bullgarëve, 5 të grekëve dhe së fundi një shtëpi hebreje dhe një shtëpi katolike. Serbët paskan jetuar në 480 vendbanime, nëmes maleve të Sharit , Bjeshkëve të Namura dhe Kopaonikut “
“Od prezimena koja su popisivači zapisali, 95,88 bila su srpskog porekla, 1,98 romanskog, 1,56 odsto neutvrđenog, 0,26 odsto albanskog i 0,25 odsto grčkog porekla. “

Artikulli i datës 10.08.18 e pëfundon shkrimin : “ që as Kosova e as Shqiperia Veriore nuk kishte shqiptar dokumentojn krisobula e Manstirit të Deçanit , e vitit 1330 e cila e ka një regjister super të saktë të familjeve në atë kohë.

Nga krisobule kuptojmë që në të dy anët e Bjeshkeve të Nemura paskan qenë 86 familje serbe dhe tri shqiptare”

Miq të nderuar , ky shkrim është i në të gjitha gjuhët e Europes dhe i shpërndar me mijëra falsifikime tjera në bibliotekat e Europes.

Mirë shumë, bile ne po ndërtojmë xhami dhe se historia nuk na intereson

Fahri Xharra,22.09.20