Shkruan: Fahri XHARRA

Kësaj rradhe, kete shkrim ia kam dedikuar politikajve shqiptar, profesorave universitar dhe akademikëve shqiptar të Maqedonisë, me një arsye të vetme që të shohin që janë gjumë të thellë e ky gjumë është i qëllimshëm ose janë në delirium nga narkozat e vendit të punës që e mbajnë.
Një hap i ri drejt çkombëtarizimit të 20 % përqindëshit është edhe themelimi ( zyrtar ) i Bashkësisë Salafiste në Maqedoni.
-E shihni se ku jeni, në librat shkollor shkruhet se shqiptaret janë me prejardhe rome, turke , gjype dhe se ju ka sjellur turku shumë vonë- humbja me “scripta manent “ që jeni një pjellë e “ huaj “ në tokat e juaja.
– Ju nuk guxoni të shprehni ndjenjat e juaja shqiptare se me një herë kryemyftiu shkon e ankohet në qeveri që po bërtasin “ UÇK- UÇK “ dhe kjo dë nohet nga të dy anët.
– Gjuha shqipe ende nuk arriti të bëhet zyrtare, pasi që ju flisni ( shumica ) turqisht.
– Të këqiat për shqipen tonë vijnë e shtohen :” Shkrimtarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëlzen Halimi, mbrëmë paska përjetuar urrejtjen më shovenist që mund ta shprehë një nëpunës shtetëror maqedonas, i cili këtë urrejtje e ka institucionale, nacionale e familjare. Doganieri maqedonas e ka detyruar z. Halimin që librin e vet poetik, të botuar në Shqipëri, ose ta hedhë në kontenjerë ose ta kthejë në Shqipëri! 25 ekzemplare të një titulli të botuar nga shkrimtari shqiptar, qe jeton e vepron në Maqedoninë e Veriut, konsiderohen “material propagandistik” nga pushteti që vlon me funksionarë shqiptarë! “ (dardaniapress.com ) Ç ka paralajmëron kjo ?
– Gjuha serbe po futet si zyrtare në Maqedoni , e ju jeni ata që do të jeni të obliguar edhe ta mësoni; pra: maqedonisht, serbisht , turqisht… nuk mbet vend për gjuhën e të parëve.
– Tani më e reja një sekt i ri fatar ekstremist , salafizmi. Pse kujt po i duhet kjo ?
Por nejse. “Si kofshi e vofshi “ –thotë një fjalë popullore.

Dhe për ata që nuk e dinë ja se çka është salafizmi ? Ç`është salafizmi dhe pse salafizmi ne tokat tona?
Ç`është Salafizmi? Salafizmit i nxirret rrënja nga fjala arabe salaf , që do të thot ” paraardhës”. Flitet për essalaf essalah,apo ”paraardhësit e devotshëm” ,me anë të së cilës donin të ishin si bashkë-udhëtarët apo bashkë-kohanikë të profetit Muhamet. Sot , salafistët thirrën në ”islamin e rrënjës” të pastruar nga” risitë e mallkuara” të cilat sipas pikëpamjeve të tyre e varfërojnë fenë.Kështu, të gjitha ndikimet perëndimore, idetë humaniste dhe principet filozofike ,si demokracia dhe laicizmi ,hidhen poshtë. Kjo ishte shkolla hanbaliste , e themeluar nga Ahmed ibën Hanbal(780-855) , i cili e kishte farkëtuar ideologjinë salafiste. Mohamed ibën Abdelwahab (1703-1792) ,gati një mijë vjet pas ,bëhët referenca krysore ideologjike dhe themeluesi dogmës wahhabite dhe bashkëthemelues i monarkisë saudite i cili i jep jetë ”salafizmit misionar” të bartur deri në ditët e sotit. Principet e kësaj dogmeje ,kurr nuk janë përqafuar nga ne; por petrodollarët e propaguesve të një populli shumë të mbrapambetur po përhapën nëpër botën muslimane, e edhe na si të ”lehtë” po jemi viktimë.Me dhimbësen arabët që janë viktima të një dogmeje pa rrugëdalje ; një popull që e ka zbuluar Sylabin, pa të cilin instrument nuk do të ishe zbuluar kurr Amerika. Sikur arabët të kishin zbuluar internetin e gjithë bota do të fliste arabisht.