Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janic ka reaguar pasi që djali i ish-ministrit Nenad Rashiq është rrahur dje teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Janic ka thënë se është i tmerruar nga rasti.

Janic ka thënë se ata që e kanë kryer këtë vepër nuk janë serbë po çnjerëzorë.

Ai tutje ka thënë se autorët duhet të identifikohen sa më shpejt, e me që ekziston edhe video një gjë e tillë shton se nuk është e vështirë që të bëhet.