Shkruan: Fahri XHARRA

Shkupi me rrethinën e tij të gjere banohej që nga viti 4000 prKr; mbetjet e Neolitit janë gjetur në Kështjellën tij. Vendbanimet Kalkolitike kishin një domethënje të madhe gjatë kohës së Bronzit. Gjetjet i takojnë të njëjtës kulturë e cila në mënyrë progresive përhapej në Ballkan , e njohur si kultura e Danubit dhe më vonë edhe ajo e Egjeut .
Scupi ishte vendbanim dhe vonë si qytet Dardan . I vendosur në qendrën e Ballkanit në rrugën që e lidhte Danubin dhe Detin Egje, behet lokalitet me shumë prosperitet ashtu si e njohim nga historia.
Në Maqedoninë e sotme janë të gjetura dhe shënuara mbi 4000 pika arkeologjike.
Scupi i vjetër si vendbanim shtrihet në mes fshatrave Zlokuçani dhe Bardovci . Sipas dokumenteve historike ai i takonte Peoneve dhe më vonë bëhet kryeqytet i Dardanisë.
Koha romake e kishte Scupin si nyje për qëllime e saja pushtuese . Scupi lidhej nëpërmjet Via Egnatias me Adriatikun . Afër Scupit kalonte rruga që e lidhte Naissusin me Selanikun nëpërmjet Stobit (Shtipit ).
Viti 518 e shënon tërmetin e madh që rrafshoi Scupin, dhe viti 596 e shënon rindërtimin e tij dhe më vonë prap i shkatërruar nga sulmet Avare. Në rrugën malore që të çon Fshatin Bardhaj ( Badovac) , janë mbetjet e Banjove të kohës së vjetër. Aty afër është Lapidariumi , muzeu arkeologjik Centurion dhe tjera gjetje arkeologjike.

Teatri I Scupit ( sipas atyre ) i takon tipit të teatrove romake, me galeri dhe hapësirë për shikuesit , orkestrat dhe tjera. Ulëset e teatrit, ulëset harkore nga gurët e mëdhenj, ku pjesa e sipërme në formë gjysmë rrethi i bënë muret e saja. Skena ishte mjeshtërisht e zbukuruar dhe me dy nivele. Muret ishin me pllakëza ngjyrash të ndryshme. Sipas formave arkitektonike dhe dekorit shihet se ky ishte një teatër i bukur dhe i luksit.

harta nga:
https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Roman_Dardania_part_of_Moesia_Superior_part_of_old_map_made_1830.jpg
Në asnjë shkrim ,studim , publikim apo referim për Scupin e vjetër nuk përmenden shqiptarët si pas ardhës të dardanëve. Nuk e kam të njohur ,nëse shqiptarët marrin pjesë në hulumtimet arkeologjike në Maqedoninë e tyre apo janë vetëm si numër statistikor i bashkëjetesës së dy komuniteteve, njëri që i kërkon rrënjët e saja në tokë të huaj dhe tjetri që pa dashas e harron dhe e mohon lashtësinë e vet. (2016)