Kampionia e Shqipërisë, Tirana, në ndeshjen e dytë të fazës parakualifikuese në Ligën e Kampionëve do takohen me Crvena Zvezdën.

Skuadra e drejtuar nga trajneri nigerian, Ndubuisi Egbo, arriti që sonte të shënoi fitore të pastër ndaj kampionit të Gjeorgjisë, Dinamo Tbilisi.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Boris Paichadze’ përfundoi me rezultatin 0-2. Agustin Torassa dhe Marsel Ismailgeci shënuan golat e fitores për kryeqytetasit.

Kësisoj, Tirana në ndeshjen e raundit të dytë do luajë ndaj kampionëve serb, Crvena Zvezdës, teksa mediat nacionaliste serbe veç kanë filluar me lajmet në stilin e tyre.

“Zvezda shkon në Shqipëri. Bardh e kuqtë i pret ferri, pa tifozë” – ishte titulli i mediumit serb ‘Kurir’, teksa tituj e lajme të tilla propaganduese dhe anti-shqiptare, pavarësisht se në të kaluarën nuk është regjistruar ndonjë incident nga pala shqiptare dhe si nikoqir kanë qenë në nivel të organizimit.

Kujtojmë se ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës do zhvillohet më 25 ose 26 gusht në Shqipëri. Stadiumi dhe ora do caktohen më vonë.