Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka paraqitur sot flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, reagoi ndaj kësaj, duke kërkuar nga Kamberi që të largojë flamurin, por ky i fundit akuzoi Sllobën e Vogël se me këtë reagim ai po e pengon përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar.

Ndryshe, në Beograd është duke vazhduar seanca plenare e Kuvendit të Serbisë.

Ditë më parë, Kamberi kërkoi që Serbia të pranojë të kaluarën e saj dhe të hedh sytë nga e ardhmja, duke bërë thirrje për ndihmë në kërkimin e të pagjeturve nga lufta në Kosovë.