Ylli shqiptar ka fituar edhe një trofe të rëndësishëm në karrierën e tij
Liverpooli është shpallur për herë të parë kampion i botës për klube, duke mundur në finale Flamengon me rezultat 1:0.
Golin e vetëm në këtë përballje e ka shënuar Firminho, kurse Xherdan Shaqiri është aktivizuar në minutat e fundit të ndeshjes.
Derisa për Liverpoolin ishte hera e parë që shpallet kampion i botës për klube, ylli shqiptar Xherdan Shaqiri e ka fituar për herë të dytë, pasi më herët e kishte fituar me Bayern Munichun më 2013.
Shaqiri është gjithashtu futbollisti i parë shqiptar që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve