Përplasja ushtarake midis SHBA dhe Kinës duket gjithnjë e më e afërt.

Përveç koronavirusit ekzistojnë dy fronte të tjerë shqetësues: përplasja detare në Paqësorin Jugor dhe fronti tjetër i 5G.

Por skenari më shqetësues është i pari, ai i Koronavirusit.

Siç edhe shpjegon gazeta italiane Il Giornale, pandemia parashikohet të jetë teatri i përplasjes së mundshme ushtarake.

Shtëpia e Bardhë vazhdon të akuzoj Pekinin se qëllimisht ka fshehur koronavirusin për të dëmtuar ekonomikisht SHBA dhe për ti futur shkopinj në rrota rrugëtimit të Trump në zgjedhjet presidenciale.

Sipas analistëve përplasja ishtarake mund të fillojë në frontin e Detit Jugor të Kinës, ku flotat e Pekinit dhe Uashingtonit janë përballur me njëra-tjetrën prej pesë vitesh.

Disa ditë më parë sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper rrëfeu se anija luftarake Uss Barry u interceptua, përgjua dhe u shoqërua ndërsa lundronte në ujërat përreth ishujve të Paracelsus, një grup shkëmbinjsh dhe atolesh shumë të diskutuara nga Kina dhe Vietnami.

Por jo vetëm kaq, sepse për të nxitur shqetësimet ekziston edhe një raport kinez i Inteligjencës në të cilin parashikohet një përplasje e mundshme, pothuajse konkrete midis dy hegjemonive.

Për më shumë se një dekadë, në fakt, Pekini ka pretenduar të ketë kontrollin e arkipelagut Paracelsus dhe po synon hegjemoni ushtarake dhe tregtare mbi të gjithë Paqësorin e Jugut, ndërsa

Marina e SHBA po shtyhet drejt kufijve të këtyre ujërave. Dhe do të duhet shumë pak për të ndezur siguresën e përplasjes.