Më shumë se 200 punonjës në dy spitalet kryesore në San Françisko, në shtetin perëndimor të Kalifornisë, kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Shumica e punonjësve në spitalin në Zuckerberg të San Françiskos dhe atë të Qendrës Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë në San Françisko ishin plotësisht të vaksinuar dhe shumica e tyre rezultoi pozitiv për variantin Delta shumë të transmetueshëm të koronavirusit, sipas gazetës.

Vetëm në dy raste personat u shtruan në spital. Numri i të shtruarve do të ishte më i lartë nëse punjësit do të ishin të pavaksinuar, tha Dr. Lukejohn Day, shefi mjekësor i spitalit Zuckerberg.

Në fillim të javës autoritetet shëndetësore amerikane u kërkuan të vaksinuarve plotësisht që të fillojnë të përdorin maskat përsëri në ambjentet e brendshme në zonat ku varianti Delta i COVID-19 po përhapet me shpejtësi. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se varianti Delta mund të përhapet edhe nga të vaksinuarit.

“Është e rëndësishme që njerëzit e vaksinuar të kuptojnë se nëse ndonjë prej tyre infektohet në zonat ku po përhapet virusi ata mund ta transmetojnë virusin tek njerëzit e tjerë”, tha drejtorja e CDC-së Rochelle Walensky.