Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker ka kritikuar udhëheqës të caktuar por pa përmendur emra konkret për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Reeker duke folur për Radio Evropa e Lirë, ka theksuar se këta udhëheqës kanë pikëpamje të shekulli 19 për sa i përket zgjerimit të BE.

Zyrtari lartë amerikan thotë se SHBA janë të zhgënjyer për vendimin e marrë nga BE për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

“SHBA janë të zhgënjyer nga vendimi i BE për mosçeljen e negociatave. Disa liderë të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të 19-të”, ka thënë Reeker ndër të tjera.

Edhe më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të zhgënjyer për vendimin e Këshillit Europian për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me anë të një reagimi zyrtar Departamenti i Shtetit shprehet se BE nuk i njohu përpjekjet dhe reformat e të dy vendeve.

Në reagimin në fjalë thuhet se DASH shpreson që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër