Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka vlerësuar faktin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në më pak se një muaj.

Përmes një postimi në “Twitter”m ambasadori Szunyog ka thënë se pret që të formohen sa më shpejt institucionet e Kosovës dhe të punojnë për të mirën e popullit.

“E vlerësoj që KQZ-ja ishte në gjendje të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve më pak se një muaj pas ditës së zgjedhjeve. Pres që institucionet e Kosovës (parlamenti, qeveria dhe presidenti) të themelohen së shpejti dhe të fillojnë të punojnë për të mirën e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.