Kryeshefi ekzekutiv i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, Agron Thaçi, ka thënë se marrëveshja për hekurudhat mes Kosovës dhe Serbisë i ka gjetur të papërgatitur.

“Neve na ka zënë të papërgatitur. I takon Qeverisë që të bëjë grupet punese. Pastaj ne mund ta ofrojmë ekspertizën tonë në mënyrë që ajo të ketë sukses në praktikë”, ka thënë Thaçi për televizionin publik.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë njoftim. Edhe ne jemi njoftuar nga mediat”, deklaroi ai.

I dërguar special i presidentit amerikan, Donald Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja në parim për hapjen e transportit hekurudhor ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Grenell ka thënë se gjatë vizitës në Prishtinë dhe asaj në Beograd sot, ka marrë pajtimin e të dy palëve për një hap të tillë.

Marrëveshja është në parim, andaj, sipas tij, nga e hëna pritet të negociohen detajet