Janë shëruar plotësisht nga koronavirusi edhe nëntë pacientë të tjerë në Shqipëri.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar shërimin e nëntë pacientëve të tjerë në 24 orët e fundit.

Tashmë, numri i personave të shëruar plotësisht nga Covid-19 në vend ka shkuar në 85.

Kujtojmë se numri total i personave të prekur nga Covid-19 është 277.