Diamanti më i madh në histori është shitur sot në një ankand në Gjenevë dhe atë për 14 milionë dollarë, ka njoftuar sot shtëpia e ankandeve Christies.

Ky diamant prej rreth 100 karatë është i bërë nga një diamant i rrallë prej 207 karatëve që është gjetur pas gropimeve të shumta që nga viti 2016

Ekspertët e Alrose u është dashur më shumë se një vit që ta bëjnë diamantin. Çmimi fillestar ishte vlerësuar prej 13 milionë dollarë, por më pas i është shtuar edhe një milion.

Në po të njëjtin ankand janë shitur stoli dhe gjësendet tjera përfshirë këtu stoli nga safiri dhe diamantet me ngjyrë dhe që i përkisnin bijës së Napoleon Bonapartës – që u shitën për afro tre milionë dollarë.