Shumica shohin sot këtë pamje të Durrësit… Kjo sepse qyteti i lashtë i përmendur hershëm në dokumenta është përpirë…Jo nga pushtuesit që këtu kanë zbritur bollshëm gjatë historisë, por nga shumëkatëshit e betonit…Në themelet e shumë prej këtyre pallateve dergjen rrënoja arkeologjike…Një dokumentar me fakte tronditëse… Si u zhdukën shumë gjymtyrë të Durrësit të vjetër ? Çfarë mbijeton ende në bordumet e disa pallateve ? Të fshehtat, të pathënat, heshtja…. Do te sjellim si kurre me pare historine dhe Durresin e vertete, ate te kohes se shkuar, por edhe te sotmin…

Programi “Gjurmë Shqiptare” përfshin një audience të të gjitha moshave. Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të fjetura, shpalosja e kulturës, trashëgimisë, ndërthurur me të sotmen bën që audienca e përthithur të jetë e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse. Një pjesë e temave historike apo edhe e zonave që trajtohen në Gjurmë Shqiptare nuk njihen ose janë trajtuar përciptazi në historiografinë shqiptare.