Shkencëtarët e Pentagonit kanë krijuar një mikroçip, i cili vendoset nën lëkurë dhe mund të zbulojë nëse jeni infektuar me Covid-19, para se të shfaqen simptomat.

Gjithashtu, ata kanë zbuluar një filtër që mund të largojë virusin nga gjaku, duke u lidhur me një aparat që përdoret për kryerjen e dializës.

Ekipi i Agjencisë së Projekteve të Kërkimit të Mbrojtjes së Avancuar (DARPA) ka punuar për vite të tëra në parandalimin dhe në dhënien fund të pandemive.

Ata vlerësojnë çështjet dhe vijnë me zgjidhje të zgjuara, të cilat nganjëherë shfaqen më shumë si një roman i trillimeve shkencore sesa një laborator që punon.

Shkencëtarët folën për emisionin “60 Minutes” duke bërë të ditur se kanë zbuluar një mikroçip që identifikon virusin para se të “shpërthejë”.

Mirëpo, ata i druhen faktit se kjo shpikje do të sjellë mjaft reagime nga ata që janë kundër mikroçipave në tërësi. Ata theksuan se: “Pentagoni nuk po kërkon të gjurmojë lëvizjet tuaja”.