Një përgjigje e shkurtër e Revistës Drini për shfrimin racist të portalit të Novi Pazarit, Sandzak Danas

Cka paska zbuluar Sanzak Danas i Novi Pazarit përmes shfrimit racist për aktin e Ema Xhushës? Të vajzës së re që tha se është Shqiptare. Kaq. Cka ka këtu të keqe nëse dikush e thotë publikisht se është Shqiptare, Serbe apo Boshnjake? Cka ka këtu për tu shqetësuar? Të lexosh artikuj të tillë në shekullin 21 duhet të habitesh pa masë për përmasën e marrëzisë së atyre që bëjnë shkrime të këtilla me qëllime propagandistike, pikësëpari të oriantuara kah fërkimet ndërpartiake në Sanxhak, apo sic quhet vendi nga banorët e Republikës së Kosovës, shtetit tonë të pavarur, Masbjeshkës. Masbjeshka në kuptimin popullor do të thotë: banorët që jetojnë pas Bjeshkëve të Nemuna e Bjeshkëve të Thata. Akti i Amina Nurajt (Nurovic) më herët dhe ky i fundit i studentës Ema Xhuxha, në botën demokratike vlerësohet si akt normal i njeriut për vetën e vet. Të jesh serb, boshnjak, shqiptar, kroat apo ckadoqoftë tjetër, është cështje e përkatësisë kombëtare, e ndjeshmërisë së personit. Amina Nuraj dhe Ema Xhuxha nuk kanë bërë asgjë jonormale për të cilën u dashka të befasohet Sandzak danas e ta alarmoj Serbinë, sic vepron dikush nga ky portal i Novi Pazarit. Sanxhaku Sot, si cdo portal tjetër jo vetëm në rajonin e Sanxhakut, por kudo në Serbi apo në shtetin e Kosovës, është i obliguar që t’i respektoj të drejtat dhe liritë njerëzore të secilit. Liritë për t’i takuar besimit të caktuar religjioz apo për të mos i takuar fare asnjë besimi, lirisë së përcaktimit të lirë e pa qenë i dhunuar të përkatëisë nacionale gjithashtu.

Ema Xhuxha e ka bërë gjënë më normale të mundshme. Ka thënë që është Shqiptare me rrënjët e saja familjare e historike. Asgjë tjetër. Sandzak Danas dhe politika e Serbisë në përgjithësi, janë të obliguara edhe në bazë të konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave e lirive njerëzore, që t’i respektoj veprimet e lira të secilit. Eshtë presion dhe dhunë publike ndaj studentës Ema Xhuxha të shkruhet një artikull i tillë, gjithsesi i frymës raciste. Kjo është ligjërisht e dënueshme. Nëse është shkruar prej boshnjakëve të vërtetë, të cilët e kanë përjetuar gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë, edhe më keq, pasi viktima e djeshme nuk do t’ia njoh të drejtën e shprehjes e përcaktimit të lirë tjetrit, shqiptarit e shqiptares gjuhësisht të asimiluar në Sanxhak. Në këtë kontekst akuzat ndaj Sulejman Uglaninit janë akuza të verbërish, pasi nuk ka këtu asgjë rreth shtytjeve e përkrahjes së partisë së Uglaninit. Por, edhe po ta përkrahte, nuk do të kishte asgjë të keqe, kur dihet mirë se në Sanxhak përpos boshnjakëve, serbëve, njëherit ka edhe shumë shqiptarë të cilët fatkeqësisht nuk guxojnë për shkak të presionit të madh publik të tregojnë për përkatësinë e vet nacionale. Ata, thjeshtë, duhet të deklarohen me detyrim: Boshnjak! Boshnjakët meritojnë respekt për vuajtjet e tyre në të kaluarën, por ata, kushdo që të jenë, bëjnë krim ndaj lirisë njerëzore nëse e dhunojnë publikisht veprimin e lirë të një vajze. Albanizacija Sandzaka prandaj është rrenë e madhe, shpifje serbomadhe.

Edhe rasti i shpifjes dhe trysnisë publike ndaj veprimeve të Amina Nurajt e Ema Xhuxhës, tregon për mungesën e tolerancës dhe respektit ndaj ndjenjave të tjetrit, sikurse është edhe vetëdija e përkatësisë nacionale shqiptare në këtë rast e të tjerat që mund të bëhen publiek në të ardhmen. Të drejtat dhe liritë njerëzore, ku hyjnë edhe ato të drejta që u takojnë pakicave kombëtare, janë pjesë integrale edhe të Kushtetutës së Republikës së Serbisë. Ajo i mbronë ato të drejta, por jo edhe Ivica Daciq, apo të tjerë nga shkolla shoveniste e raciste e Slobodan Miloseviqi-it. Apo nga boshnjakët a “boshnjakët e trembur!

Boshnjak apo “boshnjak” …, ju keni vuajtur shumë, prandaj mos iu servilosni politikës shoveniste serbe se do të bindeni se serviloseni krejt kot në fund të fundit.

Një sqarim në fund të këtij shkrimi për shpifjet e qëllimshme të Sanzak Danas për heroin e kombit Gjergj Kastriotin dhe për Malsorët.

Gjergj Kastrioti është Hero Kombëtar Shqiptar, që për 25 vjet rresht ka udhëhequr luftëra të shqiptarëve kundër pushtimit nga Perandoria Osmane.
Malsorë quhen banorët e malësive, qofshin ata shqiptarë, malazias apo boshnjak etj., dhe nuk ka të bëjë ky emërtim asgjë me etiketën “katolikët”, sic mundohet ta tremb dikë Sandzak Danas, për qëllimet e motivet që ata i dijnë mjaft mirë.