Shkruan: Muharrem ABAZAJ

Gjuha shqipe; dokumentohet e shkruar në mbishkrime të lashta,
të cilat shkojnë shumë shekuj përtej shek XVI,
kur është shkruar Meshari i Buzukut.
Duke u përjekur, për shumë vite me radhë,
kam mundur të deshifroj disa nga këto mbishkrime,
dhe i kam publikuar.
Këto mbishkrime shkojnë përtej shek VII p.e.s
dhe janë gjetur në shumë vende:
Lindjen e Mesme,
Pellgun e Mesdheut,
Gadishullin Ballkanik,
në Itali, e gjetkë.
Të gjitha këto mbishkrime deshifrohen vetëm me anën e gjuhës shqipe, gjë që vërteton se shqipja është vazhdimësi gjuhësore pellazgo-ilire.
MBISHKRIME TË TILLA JANË GJETUR EDHE NË SHQIPËRI.
Deshifrimet e tyre kanë ngjallur shumë interes
dhe miratim nga qindara e qindra shqiptarë.
Vetëm nga ana e Akademisë së Studimeve Albanologjike,
e cila duhej të ishte e para që do t’i ndiqte këto studime,
nuk është treguar asnjë interes.
Me sa duket ata ende nuk kanë arritur të besojnë në vërtetësinë e këtyre deshifrimeve.
Unë po përpiqem t’ua lehtësoj këtë herë punën.
Në këtë postim të radhës po paraqes deshifrim e një mbishkrimi
që është gjetur në Ballsh dhe daton i shek VI,
i cili gjendet i ekspozuar në Muzeun Arkeologjik në Tiranë.
Fatmirësisht; ky muze ndodhet në të njëjtën godinë, ku janë edhe zyrat e kësaj Akademie.
Kështu që punonjësit e këtij institucioni shkencor, sidomos ata,
të cilët mbulojnë seksionin e historisë së gjuhës shqipe:
A. Omari,
Ç. Bidollari dhe
M. Bruci,
mund të ulen në katin e parë, në sallën e Muzeut Arkeologjik,
do ta shohin të ekspozuar këtë mbishkrim.
Le t’i bëjnë një foto me cellular mbishkrimit,
të ulen në tavolinat e punës së tyre, dhe të ndjekin deshifrimin e tij.
Por duhet të jenë të kujdesshëm, se nuk do të gjejnë, aty,
një shkrim të njëjtë me atë të shqipes së sotme,
pasi nuk ka qenë i tillë shkrimi shqip para 1500 vjetësh.
Aty do të ndeshin një shkrim në formën e vagëzimit të shumë shkronjave, pa ndarje fjalish dhe fjalësh, pa shenja pikësimi.
Gjithashtu fjalët do t’i shohin jo në trajtën e plotë të shqipes së sotme, por në trajta të ngurta, të njësuara vetëm me rrënjën e fjalëve korresponduese të shqips së sotme.
Kjo; për arsye se, shqipja e lashtë, nuk ka patur në përdorim elemente gjuhësore, siç i ka shqipja e sotme.
Gjuha e lashtë shqipe; nuk ka patur në përdorim parashtesa, prapashtesa, mbaresa, nyje, të cilat u japin fjalëve fleksibilitet.
Le ta ndjekin me durim deri në fund deshifrimin e tij,
si dhe, t’ia bëjnë të njohur edhe këshillit shkencor.
Në se e vlerësojnë se ky shkrim është në gjuhën shqipe, por nuk janë të bindur plotësisht, le të kërkojnë argumenta e shkrime shtesë, dhe jemi të gatshëm t’u sjellim argumenta e shkrime të tjera shtesë, shumë më të zgjeruara se ky mbishkrim i shkurtër.
Edhe mund ta kundërshtojnë, por duke sjellë argumentat kundër.
Veç janë të lutur të mos heshtin më.
Të mos heshtin, se po i bëjnë një dëm të madh Kombit dhe Gjuhës Sonë.
Ky mbishkrim është shkruar në gjuhën e lashtë shqipe,
por është përdorur alfabeti i greqishtes së lashtë.
Pse ka ndodhur kjo?
Ilirët, ashtu si shumë fise të tjera pellazge:
epirotët, maqedonët, thrakët, helenët, frigët, mesapët, etruskët etj,;
në lashtësi kanë përdorur alfabetin pellazg.
Ky alfabet njihet në leteraturë si alfabeti fenikas.
Duke qenë se gjuha pellazge ka qenë një gjuhë e pazhvilluar,
me fjalë njërrokëshe dhe pa elemente gjuhësore ndihmëse,
ajo ishte e vështirë për komunikim dhe për t’u shkruar.
Shkrimi pellazg nuk ka patur ndarje në fjali dhe fjalë.
por ka qenë një vargëzim shkronjash.
Ky ka qenë shkaku, që Herodoti e quan pellazgjishten gjuhë barbare.
Mbi bazën e trungut të pellazgjishtes, u formua gjuha e greqishtes së vjetër dhe më pas ajo latine.
Këto gjuhë vunë në zbatim elementet ndihmëse gjuhesore,
si dhe përmirësuan shkrimin; duke bërë ndarjen e fjalëve
nga njera- tjetra.
Shumë shpejt këto gjuhë u bënë gjuhë administrative dhe të kulturës.
Gjuha pellazge mbeti si gjuhë e folur më shumë në zonat rurale.
Ilirët e ruajtën gjuhën e tyre ( pellazgjishten), por nuk arritën të bënin një alfabet të veçantë dhe për nevoja të tyre përdorin herë alfabetin e greqishtes, herë të latinishtes.
Mbishkrimi që po paraqesim është shkruar në gjuhën pellazgo – iliro – shqipe, por me alfabetin e greqishtes.
DESHIFRIMI
MBISHKRIMI ORIGINAL ME ALFABETIN
E GREQISHTES SË VJETËR:
OIKETIBARBARAPOYCΔΛOΦYIONEXΔEΛEINEN
AYTOXEIPOCEPATOYΛAXOUKA
βIKTωPINOYTOYMEFAΛOY
SHKRIMI I PËRSHTATUR ME ALFABETIN
E SHQIPES SË SOTME ( transkriptimi):
OIKTIBARDAROISDLOTHIRONEXDELENAN
AYTOXEIROSERATOYLAXOUKA
BIKTSHRINOITOIMEFALOI
PËRMBAJTJA E MBISHKRIMIT
Mbishkrimi është përkushtim i një nëne mbi gurin e varrit të vajzës së saj.
Si do ta shihni edhe në deshifrim, kjo nënë nuk ka vetëm hidhërimin
e ndarjes para kohe nga jeta të vajzës së saj,
por edhe mos pjesëmarrjen në varrim të babës së vajzës.
Ajo nuk flet për arsyet e kësaj mungese të tij,
veç se thotë që ai është sharë nga vëllai i tij ( axha i vajzës ).
Ne vetëm mund të hamendësojmë për shkakun
e këtij qëndrimi të të atit të vajzës së vdekur:
mbase mund të ketë të bëjë me ndonjë problem moral të papërballueshëm prej atit të saj.
Mundet që vajza të jetë vetflijuar.
Por e ëma nuk e ka pranuar qëndrimin e burrit të saj,
babait të vajzë, ndaj në mbyllje të përkushtimit thotë: “ Hyji nuk do ta falë atë ”.
TEKSTI I MBISHKRIMIT PËRSHTATUR ME GJUHËN E SOTME SHQIPE:
“ Ike ti, o Bardha nga jeta?!.
Dheu do të të jet i lehtë.
Hyji o ( Zoti ) ne pse në dhé na la.
Pse nëna jote, o pa hir.
Nuk erdh me të pa ati yt, o yll.
Asht sha nga axhëa tënd.
Bijë ku të shtrinë ?!
Hyji yt, o Hyji im, o nuk do ta falë atë.”
Duke qenë një mbishkrim i shkurtër epigrafik,
në të ka fare pak fjalë të shqipes së lashtë;
të cilat po i radhisim më poshtë:
trajta e lashtë trajta e sotme
at at, → baba
nena → nëna
bi → bija
d, → dhé, toka
er → erdh
ax → axh
fal → fal
ti → ti
ne → ne
I → Hyji
il → yll
is → ish
ir → hir, frymë e shenjtë,bekim, uratë
ik → ikë.
im → im
i → ai
ro → rron, jeton
e → je
loth → lodh
s → s’ nuk
srin → shtrinë
yt → yt
DESHIFRIMI
Kemi ndjekur këtë ecuri:
Kemi bërë ndarjen e mundëshme të fjalëve,
pastaj kemi ndarë fjalët nga njera – tjetra,
dhe kemi sqaruar fjalë për fjalë kuptimin e tyre.
Ku del e nevojshme kemi sqaruar evoluimin e fjalëve
nga trajtat e lashta në trajtat e sotme.
Për çdo fjali të deshifruar kemi dhënë kuptimin e saj në shqipen e sotme.
I. OIKETIBARDHARO
O IK TI BARDHA RO
1. O -ka kuptimin e pasthirmës o së shqipes së sotme.
2. IKE -ka kuptimin e foljes ike të shqipes.
3. TI -ka kuptimin e përemrit vetor të vetës së dytë njëjës ti të shqipes
4. BARDA -ëshë emër i gjinisë femnore.
Bashktingëllorja -d- e shqipes së lashtë ka dhënë bashktingëlloren dyfishe -dh- të shqipes së sotme.
5. RO -ka kuptimin e emrit: rrojtja, jeta; të shqipes.
Vdekjen e një të afërmi apo të çdo personi, të parët tanë
e kanë imagjinuar si një largim nga kjo botë, si afrim tek Hyji, Zoti;
jo vdekje të përherëshme, prandaj dhe nuk thonë vdiq,
por iku nga rrojtja, nga jeta njerëzore.
Këtë traditë të lashtë ne e ruajmë ende.
Ne nuk themi vdiq ky apo ai, por u nda nga jeta.
Kuptimi i fjalisë: “ O, ike ti Bardha nga jeta! ”.
II. ISDLOTHI
Y S D LOTH
1. Y – ka kuptimin e përemrit vetor të vetës së tretë asaj.
1. S – ka kuptimin e pjesëzës mohuese s’ nuk.
2. D ( d → dh) ka kuptimin e emrit dhe, tokës
3. LOTH – ka kuptimin e foljes lodh.th → dh.
Kuptimi: “ Dheu nuk do të lodhë. ”
Sot ne përdorim shprehjen : “ Të qoftë dheu i lehtë.”
III. IR O NE X D E LE
1. I – ka kuptimin e Hyjit ( zotit )
Trajta e lashtë -I- ka ardhur në trajtën e sotme -Hyji-
përmes këtij zhvillimi fonetik: zanorja -I- e zgatur
ka marrë përpara bashktingëlloren e shurdhët -h-.
dhe ka dalë në trajtën -Hi-.
Më vonë zanorja -I- ka dhënë një refleks -y-.
kështu kemi: si / sy; di / dy; Hi / Hy.
Kur shqipja është bërë gjuhë flektive emri -Hy-
ka marrë nyjen shquese -i- dhe ka dalë trajta -Hyi-,
por për të shmangur hiatusin -yi-
midis këtyre dy zanoreve është furur bashktingëllorja -j-,
dhe sot kemi trajtën -Hyji-.
2. RON – ka kuptimin e foljes: rron.
3. NE – ka kuptimin e përemrit vetor të vtës së dytë shumës.
4. X – ka kuptimin e lidhëzës shkakore pse.
5. D – ka kuptimin e emrit: dhé.
6. E – ka kuptimin e foljes: je.
7. LE – ka kuptimin e foljes: le.
Kuptimi i fjalisë “Hyji, të rrojmë, ne pse në dhe na le.”
IV. NENAYTOXSIRO
NENA YT O XS IR O
1. NENA -emri: nena.
2. YT -përemri pronor: yt.
3. O -zanorja -o- e shqpes,
por në shqipen e lashtë ajo është përdorur jo vetëm në kuptimin e një pasthirme, por edhe si një tingull shoqërues midis fjalëve.
Një përdorim i tillë vihet re ende në gjuhën shqipe sidomos në krahinën e Korçës.” E o, pse o.”,
4. X -ka kuptimin e lidhëzes shkakore pse të shqipes.
Edhe kjo trajtë vihet re ende në të flurën e krahinës së Korçës.” Ce, mo. ce.”
5. S – pjsëza s’, nuk.
6. IR – ka kuptimin e emrit ir.
.
Kuptimi: “Nëna jotepse pa hir ( pa bekuar)..
IV. SERPATOYLAXOUSA
S ER PA AT O YL AX O U SA
1. S – ka kuptimin e pjesëzës mohuese: s’, nuk.
2. ER – ka kuptimin e folje: erdh.
Shqipja e lashtë nuk i ka pas disponuar grupe
bashktingëlloresh si: nd, mb, rk. rdh,etj.
3. PA – ka kuptimin e foljes: pa, me pa.
4. AT – ka kuptimin e emrit: at,babë.
5. O – si më sipër, kuptim bashkshoqërus.
6. YL – ka kuptimin e emrit: yll.
7. AX – ka kuptimin e emrit: axhë, dialekti gegënishtes.
8. O = o
9. U SA – ka kuptimin e foles u sha,
Kuptimi: “ Nuk erdhi baba me të pa,, o yll. Axha e ka sharë.”
V. BIKTSHRINO
BI KT SHRIN O
1. BI – ka kuptimin e emrit: bijë.
2. KT – ka kuptimin e fjalëve: ku të.
3. SHRIN – ka kuptimin e folje: shtrinë.
Si në rstet të tjera, vëmë re mospërdorimin e grup bashktingëlloreveve -sht-,
4. O = o.
Kuptimi : “ Bijë, ku të shtrinë? ”
VI. IYTOYMSFALOY
I YT O YM S FAL O Y
1. I – ka kuptimin e Hyjit, Zotit. Kjo fjalë ka ardhur në tratën e sotme Hyji përmes këtij zhvillimi:
Në zanafillë ka qenë trajta i e zgjatur.
Më vonë kjo zanore -i- e zgjatur,
është paraprirë nga bashktingëllorja e pazëshme -h- dhe ka marrë trajtë -Hi- .
Në gjuhën shqipe të sotme kemi një refliks -y- të zanores -i-;
psh: në shqipen e lashtë -di-, në shqipen e sotme -dy-,
në shqipen e lashtë -si-, në shqipen e sotme -sy-, etj.
prandaj dhe trajta e lashtë -hi- ka kaluar në trajtën -Hy-.
Kur shqipja u bë gjuhë flektive, kur vuri në zbatim elementet gjuhësore, fjala -Hy- në trajtën e shquar merr nyjen shquese -i-
dhe del trajta -Hyi-, por për të shmangur diftongun -yi- ka marrë, midis dy zanoreve, bashktingëlloren -j- dhe trajta e sotme e kësaj fjale del në -Hyji-.
2. YT – përemri pronor yt.
3. O = o
4. YM – ka kuptimin e përemrit pronor im.
5. S – ka kuptimin e pjesëzës mohuese, s’ nuk..
6. FAL – ka kuptimin e foljes fal
7. O=o.
Kuptimi fjalisë: “ Hyji yt dhe imi nuk e fal atë.”