Shkruan: Muharrem ABAZAJ

Shënim nga postuesi:
“Por Akademia mbeti Memece
nuk e dimë nëse di shqip apo jo!”
nga Muharrem Abazaj; 18 Korrik, 2020
I AFISHUAR NË MUZEUN KOMBËTAR TIRANË
Nuk ka më, asnjë kuptim, që të merret si, dokumentim me shkrim,
i gjuhës shqipe: shek XVI, me “Formulën e Pagëzimit” apo “Mesharin e Buzukut”.
Gjuha shqipe është shkruar shumë më herët.
Nuk dokumentohet me libra, por e shkruar në gurë, të cilët i kanë rezistuar kohës.
Duhet të kemi parasysh; se në ato periudha të lashta,
gjuha e banorëve të këtyre trojeve, nuk është thirrur si gjuhë shqipe,
por si gjuha e iliro-arbërore.
Kemi vënë në dukje; në mbishkrime të publikuara më parë,
se ilirët nuk kanë arritur të krijojnë një alfabet të veçantë për gjuhën e tyre.
Këtu, nuk është vendi të ndalemi për arsyet e kësaj mangësie të madhe,
dhe shumë të dëmshme për gjuhën tonë,
por në mungesë të një alfabeti të tillë, ata kanë përdorur në shkrimet e tyre,
herë alfabetin e greqishtes së vjetër, herë atë të latinishtes, apo të ndonjë gjuhe tjetër.
Kemi publikuar, më parë, mbishkrime në gjuhën shqipe,
ku është përdorur alfabeti i greqishtes së vjetër.
Ndërsa ky mbishkrim, që po postojmë këtu, është shkruar në shqipen e lashtë,
por me alfabetin e latinishtes.
Vërejmë; se në mbishkrimet e lashta, në gjuhën e lashtë shqipe,
në zonat jugore të Shqipërisë, është përdorur alfabeti i greqishtes së vjetër,
kurse në ato verioret, alfabeti i latinishtes.
Ky mbishkrim është gjetur në Margegaj Tropojë,
i cili datohet si i shek.: I – II; dhe ndodhet i afishuar
në ambjentet e Muzeut Kombëtar Tiranë
Në vështrimin e parë, lexuesi do ta ketë të vështirë të pranojë,
se ky mbishkrim është në gjuhën e sotme shqipe.
Dhe kjo është e kuptueshme.
Por e tillë ka qenë gjuha shqipe në ato periudha të largëta.
Ajo ka qenë një gjuhë arkaike, njërrokëshe, e pa zhvilluar.
Fjalët e saj kanë patur trajta të ngurta, pasi, ende, gjuha e tyre,
nuk i kishte funksionale; elementet gjuhësore si: parashtesat,
prapashtesat, mbaresat, nyjet, të cilat u japin fjalëve fleksibilitet,
dmth i bëjnë të ndrysheshme.
Gjithashtu; gjuha e arbërve ndjek traditën e lashtë të shkrimit pellazg,
tek i cili, nuk ka patur ndarje midis fjalëve, gjë që e vështirëson shumë leximin
dhe kuptimin e tij.
Mbishkrimi është një përkushtim mbi një gur varri.
PËRMBAJTJA E TIJ ËSHTË KJO;
Një person është parë që qëndron i palëvizur.
Kjo ka tërhequr vëmëndjen e njerëzve të tij,
dhe ata kanë vrapuar tek qëndronte ai.
E kanë pyetur: pse qëndron ulur?
Ai u thotë se ka rënë.
Ka qenë duke ardhur mbi urë, kur ajo është ndarë më dysh.
Në krye të gurit janë shënuar tri shkronja: D M S.
Nuk mund të themi me siguri se përse janë shkruar këto tri shkronja,
sepse ato nuk përbëjnë ndonjë fjalë, por mendoj se janë iniciale,
që mund të tregojnë venbanimin e personit të varrosur aty .
Mundet që shkronja “D” të përfaqësojë emrin e mbretërisë së “Dardanisë”,
shkronja “M” të krahinës së Margegajt, dhe shkronja “S” të Skutarit ( Shkodrës),
ku përfshihej edhe territori i Tropojës, pasi termi Skipëri(Shqipëri),
nuk ka ekzistuar në atë kohë.
DESHIFRIMI
Së pari do të bëjmë zëvendësimin e shkronjave të alfabetit latin
me ato të shqipes së sotme.
ORIGJINALI; ME SHKRONJAT KORRESPONDUESE NË SHQIPEN E SOTME
M V L P = M U L R
I V S I V S = I U S I U S
T US V A N X I = T US V A N X I
H S E = H S E
U L P I V S = U L R I U S
P I S = R I S
O U S PAIS= O US RA IS
LA C DI A DAM = LA K DI A DAM
C UP A VI I = K UR A VI I
Zbërthejmë çdo rresht, por nuk do t’i përmbahemi rreshtave,
ashtu si janë renditur në mbishkrim, por si formojnë fjali.
I. M U L RI US
1. M UL → më ul; bashkëtingëllorja: “M” ka kurtimin e parafjalës: “më”:, të shqipes së sotme.
Fjala UL ka kutimin e foljes: ul. Kuptimi në shqipen e sotme del:“Më ul ”.
Ky kuptim nuk tingëllon plotësisht në shqipen e sotme,
sepse nuk themi: “më ul”, “po ulur”.
Mirëpo, për ta kuptuar pse ka qenë përdorur kjo formë në lashtësi;
le të vërejmë një ndajfolje tjetër mënyre,të shqipes së sotme: atë “më” këmbë.
2. RI → rri; në shqipen e lashtë nuk kanë qenë në përdorim
bashkëtingëlloret dyfishe si : dh, ll, sh, th, rr.
3. US → Us; Ky është emër personi.
Përdorimi i emrave të tillë të shkurtër, në lashtësi,
ka qenë i shpeshtë.Edhe në kohën tonë është ruajtur kjo traditë.
Ne kemi emrat: Is, Uk, Zi; etj.
Kuptimi i fjalisë në shqipen e sotme: “ Ulur rri Usa.”
II. T US VAN XI
1. T US → te Us; bashkëtingëllorja: “T”,
ka kuptimin e parafjalës: “te”, “tek”, të shqipes së sotme.
Fjala: “Us” është emri i personit të cilit i është shkruar përkushtimi..
2. VAN → vanë; fjala van ka kuptimin e foljes: “vanë”, të shqipes së sotme.
3. XI → xi; fjala Xi ka kuptimin e foljes: “xi”, “me nxit”, “me vrap”; në gegënisht.
Kuptimi i fjalisë: “ Tek Usi vanë me nxit, me vrap.”
III. H S E UL RI US
1. HS E → hs je;. fjala HSE ka kuptimin e lidhëzës pyetese: “pse”,
por nuk kuptohet pse është përdorur shkronja “H” në vend të shkronjës “P”.
2. Ul → ulur; këtë fjalë e sqaruam më sipër.
3. RI → rri; e sqaruam më sipër.
4. Us → Us; emri i personit, e sqaruam më sipër.
Kuptimi i fjalisë: “ Pse ulur rri Us? “.
IV. RI S US RA
1. RI → Ri; folja rri.
2. S → se; ka kuptimin e lidhëzës shkakore:”se”,
3. US → Us; emri i personit.
4. RA → ra; ka kuptimin e foljes: “ra”, “u rrëzua”.
Kuptimi i fjalisë: “ Rri se Usi ra “
V. IS LA K DI A DAM
1. IS → ish; folja: “ish”.
2. LA → la; ndajfolja: “la”, “lart”; këtu kjo ndajfolje ka kuptimin: “mbi”.
3. K → ke; ka kuptimin e parafjalës: “ke”; të gegënishtes.
4. DI → dy; ka kuptimin e numërorit: “dy”; të shqipes.
Në disa të folme krahinore edhe sot ruhet trajta: di,
në vend të: dy. di/ dy, si/sy, krie/krye,
5. A → a; ka kuptimin e foljes: “a”, “asht”; të gegënishtes.
6. DAM → dam; ka kuptimin e foljes “dam”; të gegenishtes: “ndarë”, standarti.
Kuptimi i fjalisë: “ Ishte mbi kur më dysh asht ndarë.”
VI. K UR A VI I
1. K → k; ka kuptimin e parafjalës: “ke”, “tek”.
2. UR → ur; ka kuptimin e emrit: “urë”.
3. A → a; ka kuptimin e foljes: “a”, “asht”.
4. VI → vi; ka kuptimin e foljes: “vij”.
5. I → i; ka kuptimin e përemrit vetor: “ai”.
Trajta e sotme e përemrit vetor ai ka ardhur nga trajta e vjetër i përmes këtij zhvillimi:.
është përngjitur trajta e vjetër e foljes me qenë: a( asht),
me trajtën e vjetër të përemrit vetor: i (a+i) dhe ka dalë trajta: ai.
Kuptimi i fjalisë: “ Ke ura asht vinte ai “.