Mbishkrimi është i gdhendur mbi një pllakë guri të zi, i gjetur në rrethinën e Shkodër. Pllaka është e ndarë në pesë kolona. Kolonat janë të ndara me vija horizontale. Është një pllakë guri mbivarrezor (stelë), e shkruar me alfabetin dhe gjuhën ilire. Shkrimi shkon kryesisht nga e djathta në të majtë.

Dimensionet e pllakës janë: lartësia 24 centimetra, gjerësia 14 centimetra dhe trashësia 2. 6 centimetra.

Edhe pse shkrimi është i ngjashëm me atë etrusk, ai ka disa veçori dalluese, stili i shkronjave është ndryshe, pastaj radhitja e fjalëve në kolona, shkronjat e lidhura në mes tyre etj. Shkronjat janë të drejta dhe të shkruara me një elegancë, si dhe ajo më e veçanta e këtij shkrimi gjendet te kolona e pestë, ku me anën e shkronjave është paraqitur figura e njeriut, gjë që është një rast shumë i rrallë. Bashkëtingëllorja S paraqitet pa ndonjë rregull, sa e kthyer nga e djathta sa nga e majta, gjë që mund ta hutoi studiuesin e pa kujdesshëm.