Ndodhet në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës.

Fjala është për “Shpellën e Flladit”, siç e njohin banorët e asaj ane.

Ky atraksion është i njohur për banorët e Panorcit e fshatrave përreth, por jo edhe më gjerë.

Është Hafir Rexha, njëri nga banorët e fshatit që thekson se ky atraksion i veçantë ndodhet në afro 800 metra lartësi mbidetare.

Sipas tij, është interesante historia se si i mbeti emri kësaj shpelle, e cila së fundi ishte e mbushur me ujë si shkak i vërshimeve, siç thekson Rexha.

Rexha thotë se kjo shpellë mund të shndërrohet në një atraksion edhe për vizitor të tjerë, porse për këtë duhen plotësuar kushte shprehet ai.

“Për këtë shpellë ende nuk janë kryer matjet ekzakte, por përafërsisht mendohet të jetë afro 1.000 metra thellësi me zona të ndryshme brenda.

Ajo që i mungon shpellës është fillimisht sinjalizimi deri te shpella, pastaj ndriçimi, sepse ndryshe do të mund të lëviznin vizitorët deri te pjesa dalëse e saj”, thotë banori.

Peizazhi i bukur që ofron natyra përreth kësaj shpelle është një tjetër veçori e fshatit Panorc të Malishevës, përfshirë edhe burimin e ujit që njihet si “Vrellë”.