Nga arkeologët cilësohet si shpellë 27 mijë vjeçare, model jo vetëm për territorin shqiptar por për gjithë Europën Juglindore.
Ndodhet në afërsi të Konispolit. Përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë.

Ka disa zgjerime dhe ngushtime, me mikroforma kalciti etj.

Gjatësia e saj është disa dhjetra metra. Lartësia e gjerësia janë mesatarisht 10 m. Njihet si vendbanim i neolitit.

Shpella ka edhe vlera gjeomorfologjike, didaktike, turistike dhe ekonomike. Është me kate dhe duhet eksploruar dhe kthyer në të vizitueshme.