Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,

Nuk votuan 7 deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së.

Shpërndarja e Kuvendit hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka qenë edhe propozues i shpërndarjes së Kuvendit.

Paraprakisht deputetët kanë miratuar Ligjin për prokurorinë publike, Ligjin për këshillin e prokurorëve dhe Ligjin për mbrojtje.

Miratimi i Ligjit për prokurorinë u miratua me 80 vota, por opozita nuk e pranoi meqë kryetari i Kuvendit anuloi votimin e parë ku votuan 74 depute.